Loredana ka treguar sot se 10 persona të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e saj duke vjedhur disa sende me vlerë.
Lajmin se ka rënë pre e grabitjes e ka bërë me dije vetë reperja, e cila npërmjet një postimi në “Instagram” shprehet se në momentin kur hajdutët kanë hyrë brenda kanë qenë të gjithë në shtëpi.
Ndër të tjera këngëtarja thotë se fatmirësisht të gjithë janë mirë ndërsa ka publikuar dhe pamjet nga momenti ku hajdutët hyjnë në oborrin e shtëpisë. “10 burra hynë të armatosur në shtëpinë tonë. Nuk mund ta besoja vetë se isha duke fjetur.
Nëse keni ndonjë të dhënë, ju lutem më tregoni se nuk ka të bëjë me paratë, por me një send shumë personal që më është vjedhur. Faleminderit zotit, familjes dhe ekipit tim që asgjë nuk na ka ndodhur.”, ka shkruar Loredana.
https://prive.al/wp-content/uploads/2021/07/1.mp4?_=1
https://prive.al/wp-content/uploads/2021/07/2.mp4?_=2