Shabani: Me politikat e reja arsimore krijojmë kuadër me njohuri të dobishme dhe aftësi praktike

Krijimi i kuadrit i cili do të posedojë aftësi reale, të dobishme dhe praktike me të cilat do të mundet në mënyrë adekuate t’iu përgjigjet sfidave të vendeve të punës është qëllim me prioritet i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, bashkësisë së biznesit, vetëqeverisjeve lokale dhe Ambasadës së Zvicrës, që intensivisht thellohet gjatë disa muajve të kaluar në sferën e arsimit, tha zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani në paraqitjen e tij në konferencës “Sinergjia e partnerëve në sigurimin e arsimit profesional të orientuar kah tregu dhe trajnim”.

Marketing

Në konferencën, të cilën sot e organizoi Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe projekti Е4Е@мк, i mbështetur nga Agjencia zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Shabani theksoi se me partneritet të fuqishëm dhe vendosmëri në krijimin e politikave të reja arsimore, me të cilat veçanërisht avancohet arsimi i mesëm profesional në vend, krijohen kushtet për sigurimin e kuadrit të nevojshëm për kompanitë, por edhe rritet mundësia për punësim të të rinjve dhe e ardhme e tyre më e mirë në shtet.“Nder dhe kënaqësi e madhe është të merret pjesë në konferencën e sotme, qëllimi kryesor i së cilës është të theksohet roli i odave dhe organizatave të punëdhënësve në procesin e përmirësimit të politikave për përfshirje të kompanive në arsimin profesional dhe trajnim, si dhe arritjen e sinergjisë së partnerëve në krijimin e arsimit profesional të orientuar kah tregu dhe trajnim për sigurim të kuadrit profesionist sipas proceseve të avancuara teknologjike dhe vendosjen organizative të kompanive”, theksoi Shabani.

Siç informoi MASH-i, zëvendësministri përkujtoi se në dialog të përbashkët ndërmjet odave ekonomike, vetëqeverisjeve lokale dhe shkollave të mesme profesionale, Ministria gjatë periudhës së kaluar i harmonizoi dhe krijoi drejtimet e reja në shkollat e mesme profesionale, duke theksuar se dialogu vazhdon edhe për arsimin e lartë.

Përmes dialogut në nivel të komunave, theksoi MASH-i, janë formuar 97 paralele në 46 shkolla të mesme, të cilat me mbi 200 kompani do të zbatojnë koncept të arsimit dual në vitin shkollor 2021/2022.