Gjykata Kushtetuese, shqyrtohet nisma për anulimin e regjistrimit

Në seancë përgaditore Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar nismën e të “Majtës” për të kontestuar Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë. Në arsyetimin e tij parashtruesi i nismës, Dimitar Apasiev, tha se është e pamundur që në gjendje aktive krize të kryesh një operacion të tillë statistikor, ndërsa gjatë miratimit të ligjit sipas tij është keqpërdorur flamuri evropian.

Marketing

“Nuk mund të realizohet regjistrim në gjendje krize aktive të shpallur, dhe e dyta është se flamuri evropian është vendosur si alibi që të shkurtohet debati në Kuvend, të pamundësohet veprim parlamentarë posaçërisht për opozitën.”, tha Dimitar Apasiev nga “E Majta”.

Pretendimet e tilla i kanë hedhur si të pa baza nga ministria e drejtësisë. Sipas tyre shëndeti i qytetarëve nuk mund të kërcnohet sepse është i harmonizuar me legjislacionin evropian.

“Vlersojmë se pretendimet në nismën konkrete, se ligji i kontestuar është në kundërshtim me Kushtetutën, janë juridikisht të pabaza dhe për këto arsye në emër të Qeverisë, propozojmë që Gjykata Kushtetuese të mos ngritë procedurë për kushtetuetshmërinë e Ligjit për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive.”, tha Muhamet Toçi, sekretar shtetrorë në ministrinë e drejtësisë.

Ndërkohë gjykatësit kushtetues me qëndrimet e tyre.

“Kolegu Apasiev deklaron shumë pak pretendime në iniciativë nëse përmbajtja e ligjit në fjalë, ligjit të kontestuar është kundërkushtetues dhe me cilat dispozita e kushtetutës nuk është në përputhje.”, tha Osman Kadriu nga gjykata kushtetues.

Seanca përgatitore është organizuar për të ndihmuar gjyqtarët në krijimin e një qëndrime. Ndryshe në një seancë të veçantë, gjyqtarët kushtetues do të diskutojnë këtë pikë dhe do të vendosin nëse është e nevojshme të fillohet një procedurë dhe të anulohet ose shfuqizohet ligji, ose do të konkludojnë se ajo është plotësisht në përputhje me kushtetutën dhe mund të zbatohet normalisht. Regjistrimi ishte planifikuar për në Prill dhe më pas u shty për në Shtator të këtij viti, deri kurë vazhdon edhe regjistrimi i diasporës, që poashtu është kundërshtuar nga opozita maqedonase.