Deputetja e Kuvendit të Kosovës sot gjatë seancës është fotografuar derisa shihej duke e bërë një sy gjumë.
Adriana Matoshi, përmes një postimi në storien e saj në Instagram ka treguar se kishte dhimbje koke gjatë kohës kur po dëgjonte opozitën tek flisnin dhe kështu e ka zënë gjumi.
“Kur Opozita fol e ti e nin zemrën tu u ngushtu e krytë tu t’dhimtë”, ka shkruar në përshkrimin e postimit ajo.
Ndryshe, me një postim tjetër aktorja ka shkruar se opozita po merren me të vazhdimisht dhe kanë kohë me fotografu dhe me shantazhu ndërsa për vendin nuk kanë kohë me punu, tha ndër të tjera Matoshi.
Theksojmë se, nuk dihet se kush e ka fotografuar në Kuvend deputeten.