Ka pak kohë që ka marrë drejtimin e një institucioni të rëndësishëm siç është ai i Rrugëve Shtetërore por ka filluar të lë gjurmë dhe investimet shihen tashmë. Ky është Ejup Rustemi që ka dhënë një tjetër lajm të madh për një rrugë shumë të rëndësishme siç është ajo Karpallëk -Zhelinë informon Tetovasot.
Vetë drejtori Rustemi ka publikuar pamje nga lartësia përmes një video për të parë mrekullinë e radhës.
Ai që përbën lajm të vërtetë është fakti që pas 35 vjet po rehabilitohet rruga rregjionale R1206, aksi rrugor Karpallak- Zhelinë.
Rrustemi thotë se ky është një projekt me vlerë 1,65 milion euro , fonde te siguruara përmes BERZH. Mjete të synuara për sanim të 12.2 kilometra rrugë me gjërësi të ndryshueshme të rrugës nga 5,5 në 6,2 m.
Ndryshe drejtori Ejup Rustemi bashkë me Grubin dhe BDI-në, priten të nënshkruajnë një tjetër projekt madhor që ka të bëjë me rrugën Tetovë -Qafë Thanë përmes Bechtel Enka.
Poashtu Rruga e Bllacës po punohet me intensitet të madh .Kështu që Ejup Rustemi dhe Artan Grubi rreth gjithë këtyre projekteve madhore do të jenë dy nga figurat që do jenë pjesë e historisë.
https://www.facebook.com/watch/?v=173479068151367