VMRO-DPMNE me anë të një komunikate ka kërkuar nga LSDM-ja dhe BDI-ja ta mbështesin rezolutën pa intriga në Kuvend. Nga VMRO-ja opozitare thonë se bisedimet me Bullgarinë duhet të nisen vetëm pas miratimit të rezolutës në Kuvend.
“Zaev të mos gjejë arsyetime, LSDM dhe BDI duhet ta mbështesin Rezolutën pa intriga në Kuvend. Bisedimet me Bullgarinë duhet të nisen vetëm pas miratimit të Rezolutës në Kuvend. Nëse LSDM dhe BDI janë të sinqertë ndaj popullit, Rezolutën duhet ta pranojnë menjëherë”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.