



Krijimi i vend-parkingjeve të reja në territorin e Komunës së Çairit, është një nga punët që po i kushtohet vëmendje e madhe në vazhdimësi.
Ekipet e punës të Komunës së Çairit për momentin janë drejt rrumbullakimit të procesit të punës për krijimin e vend-parkingjeve të reja në sipërfaqe të përgjithshme prej afër 1500 m2 në rrugën “Parashqevi Qeriazi”.
Njëra pjesë e këtij vend-parkingu tanimë ka përfunduar dhe po shfrytëzohet nga banorët e lagjeve përreth, ndërsa pjesa tjetër është duke u shtruar me bekaton.
Në drejtim të rritjes së kapaciteteve për vende të reja parkingu, punët janë duke vazhduar edhe në shumë lokacione të tjera të Komunës së Çairit.