Ekspertët e shëndetësisë kanë ngritur shqetësimin për infektimin me dy variante Covid në të njëjtën kohë. Alarmi u dha pasi u zbulua një infeksion i dyfishtë në një grua 90-vjeçare e cila u sëmur me llojet Alpha dhe Beta të identifikuara për herë të parë në MB dhe Afrikën e Jugut.
Gruaja, e cila vdiq në mars 2021 në Belgjikë, nuk ishte vaksinuar. Ata besojnë se është rasti i parë i dokumentuar i këtij lloji dhe, megjithëse të rralla, po ndodhin infeksione të ngjashme të dyfishta.
Rasti i saj po diskutohet në Kongresin Evropian të këtij viti mbi Mikrobiologjinë Klinike dhe Sëmundjet Infektive.
Në janar 2021, shkencëtarët në Brazil raportuan se dy njerëz ishin infektuar njëkohësisht me dy lloje të koronavirusit, njëri prej tyre një variant shqetësimi i quajtur Gamma. Ndërkohë, studiuesit nga Portugalia, kohët e fundit trajtuan një 17-vjeçar i cili dukej se kishte kapur një lloj të dytë Covid ndërsa ishte ende duke u rikuperuar nga një infeksion i ndryshëm, para-ekzistues Covid.