Përmbytje të mëdha edhe në Turqi, 2 jetë të humbura

Të paktën pesë persona kanë kanë vdekur dhe tre janë zhdukur pasi shirat e mëdha goditën bregdetin verilindor të Detit të Zi në Turqi.

Marketing

Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të tokës.

Reshjet e mëdha goditën veçanërisht provincën e Rizës duke shkaktuar shembjen e një numri shtëpish, raporton AP.

Shirat e dendur mbyllën gjithashtu hyrjen në dhjetëra fshatra dhe ndërprenë energjinë elektrike.

Trupi i një gruaje 75-vjeçare u gjet mes rrënojave të shtëpisë së saj trekatëshe në rrethin Muradie në Rize, ndërsa burri i saj dhe një burrë tjetër u raportuan të zhdukur.

Rajoni turk i Detit të Zi shpesh goditet nga shira shkatërrues dhe përmbytje të rrëmbyeshme.

Reshjet e mëdha të shiut çuan gjithashtu në përmbytje në Belgjikë dhe Gjermani, në të cilat mijëra shtëpi u shkatërruan dhe dhjetëra persona humbën jetën.