Palma e Artë e Festivalit të 74-ët në Kanë, i ka shkuar regjisores franceze Julia Ducournau për filmin “Titane”. Çmimi u njoftua nga presidenti i jurisë Spike Lee, që në fakt gabimisht e bëri atë të ditur që në nisje të festivalit.
“Duhet t’u kërkoj falje të gjithëve, kolegëve të festivalit dhe artistëve që po u rrihte zemra për shkak të gafës që shkaktova. Duhet ta dini që unë e adhuroj sportin dhe kur mbaron një ndeshje gjëja e parë që lançohet është rezultati. Për këtë arsye u nguta pak për të shkuar drejt fundit. Pë fat të mirë të gjithë më ndihmuan, por ishte argëtuese”, tha regjisori amerikan për gazetarët.