Mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Biden e ka humbur, i paaftë për punë

Përfaqësuesi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Ronny Jackson, i cili ka shërbyer si mjek në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës Obama dhe Trump, ka pohuar se diçka nuk shkon siç duhet me shëndetin e presidentit amerikan Joe Biden.

Marketing

Jackson parashikon që Presidenti nuk do të arrijë ta përfundojë mandatin, sepse sipas tij është i paaftë për punë.

“Diçka nuk shkon siç duhet me Biden dhe kjo gjë vetëm do të përkeqësohet. Ai e ka humbur dhe me zor përfund një fjali rrjedhshëm. Ne duhet t’i bëjmë atij një test për aftësitë konjitive dhe të tregojmë rezultatet”, shkroi kongresmeni.

Jackson i tha Fox Neës se Biden mund të detyrohet të largohet kur Kabineti të thërrasë Amendamentin e 25-të ose ai do të japë dorëheqjen.

“Nëse anëtarët e kabinetit të Biden nuk shikojnë arsye të kërkojnë amendamentin e 25-të, atëherë kjo është një çështje e sigurisë kombëtare”, tha Jackson.