Regjistrimi i popullsisë, Selami: Operacioni statistikor do të mbahet

Më pak se 2 muaj e ndan vendin nga organizimi i regjistrimit të popullsisë, operacion statistikor i cili për 20 vite me radhë nuk është organizuar. Pas shtyrjes së tij në pranverë, Enti Shtetëror i Statistikave për së dyti herë ka filluar përgatitjet për organizimin e regjistrimit te popullsisë në terren. Por a ka kapacitete dhe a ekziston vullneti politik për të realizuar kësaj radhe regjistrimin në shtator?

Marketing

“Kapacitete institucionale ne kemi, ne këtë e kemi dëshmuar edhe me parapërgatitjet që duheshte të mbahen në prill. Nga ana tjetër çështja e vullnetit politik, është çështja e politikbërësëve që sjellin vendime. Ata që mbajnë pushtetin, kanë vullnet politik, ndërsa nga opozita nuk ka pasur, nuk kanë dhe besojë se edhe më tutje nuk do të kenë vullnet politik. Shpresoj se të jem gabim” – tha Zv.Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami.

Zbatimi i regjistrimit të popullsisë në terren pritet të realizohet prej 5 deri më 30 shtator.

Konkursi për regjistrues është i hapur deri më 5 gusht, ndërsa menjëherë më pas do të vijojë përzgjedhja dhe trajnimi i 6 mijë regjistruesve të cilët do të bëjnë regjistrimin në terren.

Pavarësisht gatishmërisë dhe angazhimit të punonjësve të Entit Shtetëror për Statistika, Selami shprehet i brengosur nga bojkotimi mundshëm i këtij procesi në terren nga disa qytetarë dhe nga keqpërdorimet që mund ti bëjnë partitë politike gjatë fushatës zgjedhore.

“Këto janë dy procese të ndara në esencë, mirëpo ekziston rreziku që tema e regjistrimit të bëhet temë kryesore e zgjedhjeve dhe natyrisht kur kemi ne zgjedhje lojtarët politik e keqpërdorin temën e regjistrimit dhe si e tillë mund të ndikojë në sukseshmërinë dhe kualitetin e regjistrimit dhe kjo është vetëm frika jonë” – deklaroi Selami.

Regjistruesit me vetë do të jenë të lidhur me sistemin GPRS dhe aplikacioni i regjistrimit do të plotësohet hap pas hapi në mënyrë kompjuterike nga regjistruesi. ESHS në çdo moment do të mbikëqyr regjistruesit në terren, ndërsa skadimi eventual i afatit të dokumenteve të identifikimit nuk pezullon të drejtën për të regjistruar, sqaron Selami.

Nevojitet vetëm numri amë ose njëri prej familjarëve të jetë prezent dhe ti jep të dhënat e anëtarëve të tjerë.

“Shtyerja e regjistrimit të popullsisë në pranverë u bë pas dakordimit të dy liderëve politik Zoran Zaev dhe Hristian Mickovski me arsyetimin se gjendja epidemiologjike aso kohe e lidhur me pandeminë nuk lejonte organizimin e këtij operacioni statistikor. RMV mbetet i vetmi vend në Europë dhe një nga të paktët në botë të cilët nuk kanë bërë regjistrimin e popullsisë”

Aktualisht numri i të vetëregjistruarve në diasporë ka arritur në mbi 190 mijë e 280 mërgimtarë. TVM2