



Zëvendëskryeministri i parë Grubi sot ka pritur në takim tenorin shqiptar me famë botërore Ramë Lahaj. Gjatë takimit është biseduar lidhur me përgatitjet që po bëhen për koncertin e tij në Shkup me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Postimi i Grubit:
Me kënaqësi mirëprita në takim tenorin shqiptar me famë botërore Ramë Lahaj. E përgëzova tenorin Lahaj për sukseset e arritura në skenën e operës ndërkombëtare.
Bashkëbiseduam rreth përgatitjeve të spektaklit të radhës, koncertit të tij në Shkup me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit më 13 gusht në Shkup.