Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ambasadorja Gallouej nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për për vendosjen e Njësisë qendrore së ndjekjes së projekteve të infrastrukturës-investimeve për realizimin më efikas dhe efektiv të projekteve për një jetë më të mirë të qytetarëve
Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi dhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçëll Gallouej nënshkruan Memorandumin për bashkëpunim për vendosjen e Njësisë qendrore së ndjekjes së projekteve të infrastrukturëss, e cila do të zbatohet në bashkëpunim me Zyra për shërbimet e projekteve e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Zëvendëskryeministri Bytyqi informoi se mbështetja për këtë projekt është dhënë nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me vlerë prej 600 mijë paund britanikë, dhe qëllimi është të kontribuojë në përpjekjet e Qeverisë për të forcuar zbatimin e projekteve infrastrukturore dhe investimeve që kanë një ndikim në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës, ruajtjen e mjedisit dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.
“Aktivitetet do të rezultojnë në krijimin e një Njësie qendrore për ndjekjen e projekteve të infrastrukturës/investimeve që do të forcojnë kapacitetet institucionale për të menaxhuar dhe ndjekur zbatimin e projekteve në shkallë të gjerë. Qytetarët tanë, pavarësisht se ku jetojnë, meritojnë kushte më të mira jetese: kopshte dhe shkolla moderne, rrugë të sigurta, spitale të pajisura dhe moderne, infrastrukturë komunale cilësore, jetë e shëndetshme dhe një mjedis i pastër. Me një planifikim të mirë dhe zbatim të suksesshëm të infrastrukturës kapitale dhe projekteve të investimeve, ne sigurojmë përmirësimin e cilësisë së jetës në vendin tonë. Qytetarët kërkojnë rezultate, ne i japim ato rezultate, dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Bytyqi.
Zëvendëskryeministri theksoi se që nga dita e parë e mandatit, po punohet aktivisht në zgjidhjen sistematike të sfidave me të cilat përballen qytetarët, ekonomia dhe Qeveria, dhe pikërisht një sfidë e tillë është ndjekja dhe realizimi i investimeve kapitale, kurse kjo njësi për ndjekjen e tyre është një zgjidhje e tillë praktike dhe pragmatike për të njëjtin dhe është vetëm pjesë e kontekstit më të gjerë të vendosjes së sistemit për të cilin po punohet aktualisht.
“Një pjesë është ndjekja e projekteve të infrastrukturës/investimeve që do të menaxhohen përmes kësaj Njësie qendrore për të cilën po flasim sot. Pjesa e dytë është Sistemi i menaxhimit të ndihmës shtetërore të cilin tashmë e kemi paralajmëruar dhe po punojmë së bashku me Bankën Botërore dhe duhet të jetë një pikë kontakti që do të përfshijë të gjithë ndihmën shtetërore që zbatohet përmes 11 institucioneve shtetërore. Risia, apo qëllimi për të cilin po punojmë dhe që besoj se ia vlen të arrihet është në të vërtetë përfshirja e të dhënave nga këto dy sisteme që do të na jepen nga Njësia qendrore e monitorimit ose ndjekjes, japë të dhëna transparente dhe llogaridhënëse për efikasitetin dhe efektivitetin për zbatimin e politikave ekonomike në vend. Në këtë mënyrë, ne do të jemi në gjendje të ndjekim çdo denarë të qytetarëve se ku ka shkuar dhe çfarë efekti ka arritur në mënyrë që t’ua kthej qytetarëve, siç janë infrastruktura e mirë, kopshtet, shkollat, shtigjet e biçikletave, vendet e lira të punës”, nënvizoi Bitiqi.
Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçëll Gallouej, në fjalën e saj theksoi se çdo ekonomi në botë varet nga një infrastrukturë e sigurt që lidh zinxhirët e furnizimit dhe mundëson lëvizjen efektive të mallrave dhe shërbimeve brenda dhe jashtë vendit.
“Infrastruktura mundëson bizneset, lidh familjet me vendet e punës, shëndetësinë dhe arsimin dhe krijon mundësi për komunitetet të cilat ballafaqohen me vështirësi; mbron kombin nga mjedisi dhe rrethi i paparashikueshëm. Nga investimet private në sistemet e telekomunikacionit tek projektet e energjisë, transporti publik, ujësjellësi dhe kanalizimet, ndërtesat dhe parqet – infrastruktura është thelbi i një ekonomie të shëndetshme” tha ambasadorja.
Gallouej gjithashtu iu referua efekteve të pandemisë, duke vënë në dukje se shumë qeveri, përfshirë Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, si një mënyrë për të zbutur efektet negative ekonomike, kanë vendosur të investojnë më intensivisht në projekte të infrastrukturës dhe kështu të stimulojnë rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.
“Investimi në infrastrukturë është një metodë e dëshmuar e stimulimit të suksesshëm të rritjes edhe pas një goditje ekonomike, e cila është arsyeja pse, për shembull, FMN-ja u ka bërë thirrje qeverive për të rritur shpenzimet në infrastrukturë për të nxitur rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë. Kjo është gjithashtu një mundësi për të ndryshuar infrastrukturën. Qeveritë dhe investitorët privatë mund të drejtojnë financime në një infrastrukturë më të qëndrueshme dhe të gjelbër, e cila do të rrisë elasticitetin e infrastrukturës ndaj kërcënimeve të ndryshimeve klimatike. FMN-ja ka theksuar gjithashtu se investimet publike në projekte të tilla infrastrukturore mund të ndihmojnë në trajtimin e ndryshimit të klimës dhe të rezultojë në një rritje ekonomike në periudhë prej dy vite”, theskoi Gallouej .
Ambasadorja gjithashtu iu referua mbështetjes që Mbretëria e Bashkuar i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila ka të bëjë me realizimit të skenarit të gjelbër të Strategjisë Kombëtare të Energjisë, si dhe bashkëpunimit në krijimin e Planit afatgjatë Kombëtar të Zhvillimit të Maqedonisë së Veriut, dy iniciativa që do të punojnë së bashku, në mënyrë që të planifikojnë infrastrukturën që do t’i shërbejë shoqërisë në të ardhmen, duke përdorur mundësitë që e ofron e sotmja.
Drejtoresha e Zyrës për shërbimet e projekteve të Kombeve të Bashkuara (UNOPS), Mikela Telatin, shprehu kënaqësinë e saj për mundësinë për të bashkëpunuar me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në implementimin e këtij projekti.
“Ne në UNOPS, një agjenci e OKB -së që merret me infrastrukturën, prokurimin publik dhe menaxhimin e projekteve, jemi vërtet të kënaqur që kemi mundësinë të ofrojmë ekspertizën tonë mbi infrastrukturën, duke e ditur se infrastruktura është më shumë sesa thjesht ndërtim – ka të bëjë me lidhjen, sigurimin e aksesit, sigurimin e investimeve dhe zvogëlimin e pabarazisë. Ne në UNOPS e shohim infrastrukturën si një shtyllë të një shoqërie funksionale. Në fakt, hulumtimi ynë, i kryer bashkë me Universitetin e Oksfordit, tregon se infrastruktura ka një ndikim 92 për qind në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm Global të OKB -së”, tha Mikela Telatin, drejtoresha e Zyrës së UNOPS.