Si pasojë e motit të nxehtë, nga ministirta e shëndetsisë informojnë se nga e enjtja deri të diellën do të vlejnë këto rekomandime.
“Lirim nga vendet e punës dhe obligimet të grupeve më të prekura, siç janë gratë shtatzëna dhe personat e moshës mbi 60-vjeç. Në institucionet për kujdesin e fëmijëve (çerdhet) të mos praktikohen aktivitete fizike dhe të mos i ekspozojnë fëmijët në ambiente të hapura gjatë periudhës prej 11 deri në ora 17. Njësitet e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për punë sociale në rajonet e përfshira nga vala e nxehtë, të kenë qasje më aktive dhe të ofrojnë ndihmë për personat e vetëm e të pamundur dhe të pastrehët. Sa i takon faktit se prodhime të caktuara në rrezik dhe procese teknologjike mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, kujtohen punëdhënësit për detyrimin e respektimit të dispozitave ligjore për këtë fushë.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetsisë.
Gjithashtu qeveria rekomandon që sektori privat të organizojë kohën e punës me qëllim që të mbrojë punëtorët nga ekspozimi në diell.
Nga ministria e shëndetsisë informuan se institucionet shëndetësore janë të përgatitur me kapacitet të mjaftueshëm dhe terapi medikamentoze për përballje eventuale me një numër të madh të personave me efekte të dëmshme ndaj shëndetit nga temperaturat e larta