Opozita shqiptare në Parlament bojkoton 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Në kuadër të manifestimit të shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, sot në Komitetin për marrëdhënie ndërmjet bashkësive është mbajtur seancë solemne.

Marketing

Në këtë seancë fjalim rasti kanë mbajtur kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe deputet të tjerë.

Ajo që vihej re ishte mosprezenca e deputetëve të opozitës shqiptare të cilët kanë bojkotuar shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.