Nga muaji gusht, fatura më të lira për ngrohjen

Nga gushti, përdoruesit e ngrohjes qendrore në kryeqytet do të marrin fatura më të ulëta mesatarisht për katër për qind. Faturat e pak më shumë se 56,000 amvisërive të lidhura me sistemin e ngrohjes qendrore të “Balkan Energy Group” do të jenë për 4.3 përqind më të ulëta, tha Komisioni Rregullator i Energjetikës. Kjo ulje e çmimit të ngrohjes në BEG është kryesisht për shkak të rritjes së numrit të përdoruesve, ku vetëm vitin e kaluar ka pasur dy mijë amvisëri të reja.

Marketing

“Diku në një banesë mesatare prej 55 deri në 60 metra katrorë, kostoja totale për një sezon të ngrohjes është rreth 19,900 denarë, në nivelin e të gjithë vitit- deklaroi Marko Bislimovski Kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës.

Rregullatori ka vendosur ta ulë çmimin e ngrohjes qendrore të EMV-së me gjysmë përqind, pra 3800 familje që ngrohen nga kjo ngrohtore në 12 muajt e ardhshëm do të marrin fatura pothuajse identike si në periudhën e kaluar. Sa i përket faturave të ngrohtores Shkup Veri, do të ketë ulje të çmimit të ngrohjes për 1.2 për qind. Në këtë rast, fakti që ekziston ende shkyçje e përdoruesve është shqetësues. Tani ka vetëm 500 përdorues.

“Problemi është se në një ndërtesë ka deri në dy ose tre konsumatorë dhe tarifa fikse bie mbi këta dy ose tre konsumatorë. Sa më shumë konsumatorë të lidhen, tarifa fikse do të shpërndahet në më shumë konsumatorë, dhe kështu kostot e energjisë termike në këtë rrjet do të zvogëlohen.”- tha Marko Bislimovski Kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës.

Kompanive të biznesit me ngrohje qendrore nuk u ka pëlqyer ky vendim, por rregullatori thotë se kërkesat e tyre fillestare për rritjen e çmimeve ishin të pabaza. Edhe më tej mbetet fakti se kostoja e ngrohjes është më e ulëta e energjisë termike në krahasim me ngrohjen e shtëpive dhe bizneseve me energji elektrike ose dru.