Tragjedi në Burrel/ Fëmijët gjejnë armën duke kullotur bagëtitë dhe luajnë me të! Vritet aksidentalisht 13-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gërnac të Burrel.

Marketing

Një 13-vjeçar me inicialet R. Keçi, është vrarë me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.

Paraprakisht mësohet se viktima bashkë me tre fëmijë të tjerë kanë qenë duke kullotur bagëtitë në mal, e atje kanë gjetur armën. Ishte kryeplaku i fshatit ai që ka telefonuar policinë.

Raportohet se ata kanë dërguar bagëtitë në stan e kanë nisur të luajnë me armën e gjetur, që për fat të keq, ka qenë e mbushur.

Dyshohet se i mituri ka shkrepur vetë armën dhe si pasojë nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në vend.