KOK’u thotë se kampionet olimpike s’kanë asnjë llogari në rrjete sociale

Në Facebook janë hapur llogari të rreme në emër të kampioneve olimipike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Marketing

Për këtë ka reaguar Komiteti Olimpik i Kosovës të cilët kanë thënë se asnjëra nga kampionet olimpike – Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova – nuk kanë llogari në Facebook dhe Instagram.

KOK ka thënë se Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë pranuar me shqetësim hapjen e llogarive me emër të tyre në rrjetet sociale, derisa kanë paralajmëruar padi.

“KOK njëkohësisht ua bën me dije të gjithë atyre që për përfitime të ndryshme, po e keqpërdorin emrin e kampioneve olimpike, duke dhënë edhe intervista për media të ndryshme, se do të ngrejë padi për keqpërdorim të imazhit të xhudisteve tona”, thuhet në njoftimin e tyre, shkruan Klankosova.tv.