Bexheti takoi xhudisten Arbresha Rexhepi

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti ka takuar xhudisten Arbresha Rexhepi, përfaqësuesen e vetme shqiptarë nga RMV në Olimpiadën TOKYO 2020.

Marketing

Postimi i plotë:

Sot kisha nderin të takoj xhudisten Arbresha Rexhepi, përfaqësuesen e vetme shqiptarë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Olimpiadën TOKYO 2020.

Arbresha debuton në kategorinë e seniorëve në peshën 52kg dhe është shpallur kampione shtetërore 12 vite me radhë në kategori të ndryshme. Gjithashtu 2 her ka marë vendin e 3 në kampionation ballkanik si kadete dhe 1 her si seniore.

Në kupën Europiane ka marrë vendin e 3 dhe 2 her është ranguar e pesta në kompeticionet Europiane.

Vlen të potencohet që në Olimpiadën TOKYO 2020 ajo ka përfaqësuar Republikën e Maqedonisë së Veriut, por për fat të keq shkaku i lëndimeve dhe pengesave gjatë periudhës së pandemisë nuk ishte në gjendje për të treguar aftësitë e vërteta dhe maksimunin e saj.

Caku i radhës për Arbreshën mbetet Olimpiada 2024 në Paris, ku ne i dëshirojmë shumë suksese në kompeticionet e ardhëshme dhe të vazhdoj të na bëj krenar neve si komb, si shtet dhe komunë në të cilën ajo jeton.