Pendarovski: Ende jemi të robëruar në të kaluarën

Ekzistojnë disa vështirësi në 30 vitet e fundit të cilat nuk mundëm t’I parashihnim, për shembull kontesti me Greqinë. Nuk mundëm të parashihnim së pari se do të zgjasë aq shumë dhe se praktikisht do të na bllokojë gjatë hyrjes në çdo organizatë ndërkombëtare… Kjo më e reja shpresoj se nuk do të jetë e tillë sipas proporcioneve, kontesti me Bullgarinë që e kemi dhe nuk do të zgjasë aq shumë, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për Triling në Televizionin 24.

Marketing

Megjithatë, shton si, gjithashtu nuk mund të besohet se mund të ekzistojë contest në të cilin një vend anëtar I BE-së dhe NATO-s të thotë “ti nuk je maqedonas”, apo “nuk e flet gjuhën maqedonase” apo “pastrohu nga hsitoria deri në atë dhe këtë vit he pranoje tërësisht narrative tonë historike dhe vendose në librat tuaj shkollorë”.

Pendarovski konsideron se për fat të keq, ende jemi të robëruar në të kaluarën dhe sipas tij, kur bëhet fjalë për eurointegrimet, neve ende na konsiderojnl si periferi për të cilën nuk është e sigurt se kur dhe nëse do të bëhet anëtare e barabartë.“Shoh se në fokus të interesit tim, jo vetëm të Maqedonisë së veriut por edhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor të cilat mbetën në bishtin e integrim,eve, posaçërisht ato drejt BE-së dhe në përgjithësi politikat kyçe të Brukselit, ppsaçërisht flas për eurointegrimet, neve na trajtojnë akoma si periferi për të cilën nuk është e sigurt se kur dhe nëse do të bëhet anëtare e barabartë e atij klubi”, thotë Pendarovski.

Për shefin e shtetit “Ballkani i Hapur” është nismë e shkëlqyeshme dhe pret që edhe vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor në kohë të shpejtë të kyçen.

“Megjithatë, unë do të isha i pari kundër “Ballkanit të hapur”, pavarësisht nga emir I tij atraktiv, nëse ai me të vërtetë është paramenduar si alternative e BE-së”, theksoi Pendarovski.