Pas dekretimit nga ana e Presidentit Stevo Pendarovski, Ligji për shtetësi është publikuar sot edhe në Gazetën Zyrtare.
Zgjidhja ligjore përfshin rrethana lehtësuese në dispozitat kalimtare ku kategorizohen dëshmitë mbi të cilat mund të fitohet statusi shtetas. Kjo dispozitë parashikon që procedura të ketë bazë juridike vetëm përmes posedimit të një dokumenti.