Hoxha: Çdo pëllëmbë e re toke në të cilën arrin uji për vaditje paraqet sukses!

Ministri i Bujqësisë Arianit Hoxha gjatë ditës së sotme lëshoi në përdorim sistemi i ri modern për vaditje të tokës bujqësore në komunën e Vallandovës.

Marketing

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha me kryeministrin Zoran Zaev dhe disa ministra tjerë të kabinetit qeveritar, lëshuan në përdorim sistemin modern për vaditjen e tokës bujqësore. Në këtë organizim mori pjesë edhe ambasadori gjerman, Otto Graf.

Bashkarisht shënuam përfundimin me sukses të edhe një projekti kapital dhe të një fillimi të ri për banorët e rajonit të luginës jugore të lumit Vardar. Faza e dytë e Programit të Ujitjes për luginën jugore të lumit Vardar ka përfunduar brenda afateve të përcaktuar. Vlera totale e Programit tejkalon 24,000,000 €, prej të cilave 30% e shumës totale është siguruar nga Buxheti i MBPEU-së dhe 70% në marrëveshje me Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë.

Sistemi për vaditje do të mbulojë një sipërfaqe prej 2,150 hektarë në territorin e komunës së Valandovës, dhe vendbanimeve Udovë, Josifovë, Kalkovë dhe Pirava.

Marketing