



Prej disa ditësh vendi është kapluar nga një valë e të nxehtit, prandaj është shpallur niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat.
Siç bëjnë të ditur metereologët temperatura e ditës në disa pjesë të vendit arrinë në 43 gradë celcius, si dhe erë nga veriu deri në 60 kilometra në orë. Edhe të martën na pret mot me temperatura deri në 42 gradë, ndërsa nga mesi i javës temperaturat do të bien në 39 gradë me kushte për rreshje lokale të shiut.