Bayern Munich blindon xhevahiret e tij mes të cilëve është edh Ibrahimovici kosovar.
Asnjë gabim. Në këto orë klubi gjerman ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate se ka zgjatur kontratat e dy të rinjve.
Bëhet fjalë për sulmuesin Lucas Copado (17 vjeç) dhe mesfushorin Arijon Ibrahimovic (15).
Ky i fundit, lindur në Nuremberg dhe me origjinë kosovare, nuk mund të kalojë pa u vënë re për shkak të mbiemrit të njëjtë me sulmuesin e Milan-it.
Megjithatë, me Zlatan ka të përbashkët vetëm emrin pavarësisht se në Bavari janë të gatshëm të vënë bast për të ardhmen e ndritur të lojtarit.
Arijon Ibrahimovic ka luajtur sezonin e kaluar me Under 17, duke shënuar edhe 2 gola në 9 ndeshje. 15-vjeçari ka edhe dy ndeshje me kombëtaren gjermane Under 16.
Bayern Munich ka vendosur t’i shikojë akoma në provë atë dhe Copado-n dhe të zgjasë kontratën e tyre deri në vitin 2024. Ka shumë mundësi që të dëgjojmë të flitet për të edhe në të ardhmen.