Policia dhe shteti kroat kanë bërë gjithçka të mundshme për të ndihmuar pas aksidentit tragjik në Sllavonski Brod të Kroacisë, ku mbeten të vdekur 10 persona e u lënduan mbi 40 të tjerë.
Ata kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë kohës deri në kthimin e viktimave dhe të lënduarve në tokën e Kosovës.
Në shenjë falënderimi, disa mërgimtarë janë ndalur dhe kanë qerasur me pije dhe i kanë falënderuar Policinë dhe mjekët në Kroaci.
“Nje super Gjest nga kta Maraklit te Cilet udhtuan neper Kroaci , jan ndalue ne gjdo pik te policis dhe ambulances i kan qarrosur me pije dhe kaffe si shej Falenderimi ndaj Neve shqiptarve ne fatkeqsin e autobusit qe ndodhi javen ekalume”, thuhet në një postim të publikuar në grupin Marakli t’kerreve.