Pamjet e frikshme. Përplasen trenat në Çeki: 2 të vdekur, dhjetra të plagosur

Dy persona vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të mërkurën kur dy trena u përplasën në një fshat në perëndim të Republikës Çeke.

Marketing

“Ne mund të konfirmojmë se dy persona humbën jetën. Dhjetëra persona të plagosur u raportuan në vendin e ngjarjes. Ne po ndihmojmë me evakuimin e udhëtarëve.” tha policia kombëtare në Twitter.

Policia tha se aksidenti ndodhi pak pas orës 8:00 të mëngjesit në Milavce.

“Për momentin 31 persona, jeta e të cilëve nuk është në rrezik janë duke u trajtuar, dhe shtatë persona janë në gjendje kritike “, tha zëdhënësja e ekipeve të shpëtimit të rajonit Plzen.

Treni nga Mynihu në Pragë numër 351 u përplas midis qyteteve çeke Plzen dhe Domazlice.