Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një qytetar të komunës së Likovës, pas bastisjes së shtëpisë së tij, ndaj të cilit është paralajmëruar kallëzim penal.
Me urdhër të gjykatës, policia e bastisi shtëpinë e I.S. në fshatin Opajë, ku kishte gjetur armën “Zastava” dhe “Ekol” me 22 plumba, për të cilët nuk kishte leje.
Raportohet që shkas i bastisjes është gjuajtja me armë e këtij personi, pamje që janë shfaqur në rrjetet sociale.