Barcelona sonte (e enjte) ka konfirmuar largimin e yllit të skuadrës, Lionel Messi.
Pas plotë 17 viteve, argjentinasi nuk do rinovojë me katalunasit duke e mbyllur një epokë.
Barcelona në komunikatë bëri të ditur se rinovimi nuk është duke ndodhur shkaku i rregullave të La Liga-s që nuk e lejojnë regjistrimin, pasi dy palët kanë pasur marrëveshje.
Përmes një postimi në Twitter, Barcelona postoi një video me golat e Messit me shkrimin: “Faleminderit, Leo”.
Ndërkohë, mediat raportojnë se PSG është favorit për nënshkrimin me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.