Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, shpalli zgjedhjet lokale për më 17 tetor. Fushata parazgjedhore do të fillojë 20 ditë para datëa aë zgjedhjeve
Ai tha se që mos keqpërdoret kuvendi për fushatë, tha se Kuvendi nuk do të mbajë seanca, vetëm në raste urgjente.
Sot e nënshkrova Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021.
Apeloj te qytetarët që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të hapur ti ndajnë pritjet e veta me kandidatët për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë, të bëhen faktorë aktivë në procesin e zgjedhjes së kryetarëve të komunave dhe të japin votën e vet për ato që e kanë merituar këtë.
Ju uroj sukses të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor.
Le të jenë zgjedhje fer dhe dinjitoze!