Vet-kandidimi i kryetarit aktual të Gostivarit, Arben Taravari edhe për një mandat katër vjeçar ka hasur në shumë reagime në gjithë kryesinë dhe degët tjera të ASH-së.
“Sot dua të ndaj me ju një vendim të rëndësishëm. Ekipi dhe unë kemi vendosur që të shpall zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Komunës së Gostivarit” tha mbrëmë Taravari edhe pse disa vite më parë në TV21 dekraloi se nuk do të kandidojë edhe për një mandat. “ASNJËHERË MË” është shprehur Taravari shkurt për TV21.
Të pyetur nga Tetovasot, se pse Taravari është vetëshpallur kandidat pa u konsultuar nga lideri dhe kryesia e ASH-së, nga ASH thonë se vendimi është votuar unanimisht, me propozim të vetë kryetarit, Ziadin Sela dhe në konsultim me strukturat e tjera të partisë
“Rikandidimi i kryetarëve aktual të komunave, Gostivar, Bogovinë dhe Vrapçisht është vendim i Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët. Vendimi është votuar unanimisht, me propozim të vetë kryetarit, z.Ziadin Sela dhe në konsultim me kryetarët aktual të komunave dhe strukturat e tjera të partisë.
Motivi kryesor për rikandidimin e tre kryetarëve aktual është suksesi i tyre që u dëshmua edhe me hulumtimet e fundit të IRI-t ku tre komunat janë në krye të listës për transparencë, menaxhim dhe besim të qytetarëve. Besojmë që gara në tre komunat do të përmbyllet që në rrethin e parë, në favor të kandidatëve të Aleancës për Shqiptarët” thonë nga ASH për TetovaSot.
Deri tani në Gostivar zyrtarisht është shpallur Arben taravari nga ASH-ja, nga PDSH-ja Frymzim Dauti i cili së fundmi ka një konflikt me liderin Menduh Thaçi, nga BDi përflitet Nevzat Bejta, nga BESA Fadil Zendeli dhe nga LSDM dhe VMRO thonë se do të mbështesin kandidatët e kolaicioneve.
Nrdyshe zggjedhjet lokale 2021 do të mbahen me 17 tetor dhe listat e kandidatëve duhet të dorëzohen nëpër komisionet komunale deri më 11 shtator në ora 24:00. Fushata e zgjedhjeve lokale do të nis 27 shtator dhe do të përfundojë më 15 tetor, kurse shorti për radhitjen e partive politike në fletën e votimit do të duhet të realizohet nga KShZ-ja deri më 23 shtator./TS/