Imazhi i një djali të vogël gati për not, shikimi i tij i hutuar nga një aeroplan zjarrfikës në qiellin e mbushur me tym, duket se ka qenë për shumë njerëz imazhi më domethënës për të treguar se ç’po ndodh me Turqinë dhe situatën e shkaktuar nga zjarret gjatë nëntë ditëve të fundit.
E realizuar nga një pushues rus në Antalia javën e kaluar, fotografia është shpërndarë gjerësisht nga përdoruesit e mediave sociale turke, shumë prej të cilëve po largohen nga zona për shkak të zjarreve, për të cilët ekspertët thonë se janë shkaktuar nga kriza klimatike dhe menaxhimi jokompetent nga departamenti i pyjeve i Ankarasë.
Më shumë se 180 zjarre kanë shkaktuar të paktën tetë viktima dhe kanë shkatërruar pjesë të mëdha të pyjeve me pisha dhe tokë bujqësore.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, përballet me një valë në rritje të zemërimit nga populli turk për reagimin e ngadaltë dhe të dobët të qeverisë së tij ndaj katastrofës./