Romelu Lukaku karrierën do ta vazhdojë në Angli te Chelsea.
Pas shumë negociatave më në fund dy klubet evropiane kanë arritur marrëveshje për kalimin e Lukakut në Angli, transmeton lajmi.net.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, dy klubet kanë rënë dakord për çmimin e shitjes së sulmuesit.
Inter do të përfitojë rreth 115 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa futbollisti pritet të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçarë me pagë vjetore rreth 12 milionë euro plus bonuset.
Do të jetë ky një rikthim i belgut te “Blutë” pasi edhe më parë ka qenë pjesë e tyre.
Në anën tjetër ‘Nearazzurët” tani do hidhen në sulm për të gjetur zëvendësuesin e 28-vjeçarit i cili thuhet se do të jetë Duvan Zapata.
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1424022684346818562?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1424022684346818562%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button