Tenori i mirënjohur Ramë Lahaj ka njoftuar se nëna e tij ka vdekur derisa ishte duke performuar në koncertin në Prishtinë.
Ai para publikut tha se nuk kishte mundësi të interpretonte as 1/3 e programit pas lajmit të trishtë që e mori, njofton Klan Kosova.
“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As 1/3 e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, ka deklaruar ai para publikut.
Sot në orën 20:30 ishte paraparë të mbahet koncerti “Rame and Friends” në të cilin do të performonin edhe shumë artistë të mirënjohur para një publiku prej rreth 2,500 personave.