Zaev mesazh Kurtit rreth çështjes së “Ballkanit të Hapur”

Kryeministri Zoran Zaev u ka çuar mesazh udhëheqësve të Kosovës, Bosnjes dhe Hercegovinës dhe të Malit të Zi, për çështjen e “Ballkanit të Hapur”.

Marketing

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev për gazetën “Politika” ka thënë se “Ballkani i Hapur” është shprehje e vullnetit të fortë politik të Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, derisa ka treguar mesazhin që ka ndaj udhëheqësve në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Malit të Zi.

“Tre kombe bëjnë më shumë se një komb. Shikojeni nga kjo perspektivë – së bashku ne mund të bëjmë shumë më tepër, dhe kombet tona e dinë se si dhe duan që ne të bashkohemi për një të sotme më të mirë dhe një të nesërme më të mirë. Ky është mesazhi im për udhëheqësit e Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Malit të Zi”, ka thënë Zaev.

“Sa më mirë t’i shohim këto perspektiva të përbashkëta, aq më mirë për popujt tanë,” tha Zaev.

Sipas tij, qëllimi është që njerëzit të ndiejnë përfitimet e drejtpërdrejta ekonomike të ndihmës së shpejt, si dhe të presin që përfitimet të vërehen shumë shpejt në buxhetin e familjes së një milion familjeve, dhe në cilësinë e jetën e një milion qytetarëve.