Biologu shpjegon se si do të vijë pandemia e radhës

Pandemia COVID-19 ka bërë që shumë studiues që të bëjnë kërkime për të zbuluar nëse bota do të kërcënohet nga pandemi të tjera në të ardhmen.

Marketing

Biologu Anirban Mahapatra e ka të qartë se si do të jetë pandemia e radhës. Sipas tij, viruse të ndryshme mund të mbijetojnë në shtresa akulli për mijëra, madje edhe miliona vite, dhe kur këto shtresa akulli shkrijnë, ato mund të rikthehen duke shkaktuar pandemitë e ardhshme.

“Nga shkrirja e akullnajave ne po gjejmë shumë kafshë të ruajtura shumë mirë, si mamuthët përshembull. Nëse këto kafshë kanë qenë të infektuara me viruse apo baktere të ndryshme, mund të infektojnë kafshë të tjera ose njerëz”, -tha biologu për “Daily Star”.

Fakti që temperaturat në Arktik po rriten dy herë më shpejt sesa në pjesën tjetër të botës, po i shqetëson biologët.

“Nëse në akull ka një infeksion respirator, si Covid-19, atëherë mund të përballemi me një vatër të madhe. Ndryshimi klimatik është problem i madh dhe nuk do të zhduket. Duhet të shpëtojmë akullnajat e Arktikut dhe jemi ende në kohë për ta bërë këtë. Nëse nuk e bëjmë, ka rrezik që nga aty të dalin viruse të rrezikshme”, -sqaron Anirban Mahapatra.