Publikohet videoja, zjarret në Europë janë të qëllimshme?

Shumë shtete në botë janë përfshirë nga vatra të mëdha zjarri të cilat kanë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha pyjesh.

Marketing

Turqia, Italia, Spanja, Greqia, por edhe vendi ynë, janë duke u përballur me situata të rënduar të flakëve, teksa autoritetet kanë më shumë se dy javë që punojnë për vënien nënkotroll të flakëve.

Në Greqi, ishulli Evias, por edhe rajone të tjera janë në një situatë kritike. Turqia ka pasur një situatë të rënduar. Zonat turistike të Bodrumit, Antalias u përfshinë në flakët, me turistë e banorë që largoheshin të traumatizuar nga vendngjarja. Në Turqi, u regjistruan dhe viktima.

Për shkak të vatrave të shumta të zjarreve kanë lindur dyshimet që zjarret në shumicën e rasteve kaën qenë të qëllimshme. Mediat italiane, kanë publikuar një video, të siguruar nga një kamera kurthe, e ku tregohet momenti se si një person vendos me qëllim flakët. Në pamjet në fjalë, shihet një burrë, teksa ecën përgjatë një fushe, që rrethohet nga barë i thatë.

Në një moment, ai ndalon, nxjerr çakmakun nga xhepi dhe i vendos barit flakën. Ai largohet sikur asgjë të mos kishte ndodhur, ndërsa pas, lë masa të mëdha zjarri. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme. https://youtu.be/YD0CJTrCC94

Marketing