“Schumacher është duke luftuar me pasojat e aksidentit”

Shoferi Michael Schumacher mbijetoi, por është duke luftuar me pasojat si rezultat i aksidentit me ski që ndodhi në vitin 2013, kështu thotë presidenti i FIA-së, Jean Todt.

Marketing

Gjithmonë kishte spekulime, por asnjëherë nuk u konfirmua, që shtatë herë kampioni i Botës ka dëmtuar përgjithmonë trurin si rezultat i aksidentit që ndodhi para tetë viteve, transmeton aktuale.mk.

“Kam kaluar kohë me Corinnan që kur Michael ka pësuar aksidentin seriozë me ski. Ajo është grua e mirë dhe prinë në familje”.

“Nuk e priste. E gjitha ndodhi shumë shpejtë dhe nuk kishte zgjedhje”, tha Todt, që ishte shefi i Schumacherit te Ferrari.

Todt është mbetur një ndër personat e paktë që është i afërt me familjen e Schumaherit, andaj ka edhe dijeni për gjendjen e gjermanit.

“Falë punës së doktorëve dhe ndihmës së Corinnas, që donte Michael të mbijetonte, ai ia doli të mbijetojë, por me pasoja”.

“Për momentin është duke luftuar pasojat. Shpresojmë që gjërat do nisin ngadalë, por të përmirësohet”, përfundoi ai.

Ndërkohë, detajet e tjera për tërë këto vite lidhur me Schumaher mbesin të paditura./aktuale.mk/