“Delta” rrit numrin e të infektuarve në Kosovë, konfirmohen 888 raste

Një numër i lartë i rasteve të reja me Covid është shënuar këtë të mërkurë në Kosovë, ndërkohë që po qarkullon varianti “Delta”.

Marketing

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se janë regjistruar 888 raste me koronavirus, pas testimit të 6.086 mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, 1 person.

Po ashtu bëhet me dije se janë shëruar 38 qytetarë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 111,644 mes të cilëve kanë humbur jetën 2,274 qytetarë.