A Është I Rëndësishëm Aktiviteti Fizik Për Të Përballuar Covid-19?

Kjo gjë mund të shërbejnë për të zvogëluar ndikimet negative të COVID-19 në organizëm.  E thënë thjeshtë, stërvitja është ilaç.Foto:Flickr

Marketing

Një studim i ri, në të cilin AgroWeb.org u bazua, tregoi se pacientët që ushtroheshin rregullisht dhe ishin pozitivë ndaj Covid-19, kishin më pak të mundësi të përjetonin simptoma të rënduara të këtij infeksioni.

Ndërsa pacientët të cilët nuk ishin aktivë, kishin më shumë mundësi të shtroheshin në spital për një kujdes intensiv.

Edukimi në lidhje me përfitimet e aktivitetit fizik dhe këshillat për të ruajtur ose rritur aktivitetin fizik gjatë pandemisë kanë munguar thelbësisht, vërejnë studiuesit.

Ata këshillojnë se potenciali i aktivitetit të rregullt fizik për të ulur ashpërsinë e sëmundjes COVID-19, duhet të promovohet nga komuniteti mjekësor dhe agjencitë e shëndetit publik.

Rreziqet e të qenurit fizikisht pasiv, tejkaloi rreziqet e pirjes së duhanit dhe rreziqet nga të gjitha sëmundjet kronike të analizuara në këtë studim.

Studiuesit u shprehën se rezultatet e këtij studimi mund të përdoren gjerësisht në të gjithë botën, për të zvogëluar mundësinë e përkeqsimit të gjendjes shëndetësore.

AgroWeb.org në këtë artikull, ju njeh me arsyen se pse është kaq i rëndësishm aktiviteti fizik dhe sa minuta duhet të stërviteni për të qënë më të shëndetshëm.

Pse ndihmon aktiviteti fizik?

Të ushtruarit në mënyrë të rregullt mund të përmirësojë funksionin imunitar.

Ata që janë rregullisht aktivë, kanë një incidencë dhe intensitet të simptomave më të ulët. Dhe gjithashtu mundësi më të ulët vdekjeje nga infeksionet virale.

Përfitimet shtesë përfshijnë kapacitet më të madh të mushkërive dhe funksion të përmirësuar kardiovaskular dhe muskulor.

Kjo gjë mund të shërbejnë për të zvogëluar ndikimet negative të COVID-19 në organizëm.  E thënë thjeshtë, stërvitja është ilaç.

Sa minuta duhet të stërviteni në ditë për një shëndet më të fortë?

Një përgjigje efektive mund të jetë: më mirë pak se sa asgjë.

Ju nuk keni pse të vraponi në një maratonë ose të shkoni në një palestër dhe të kryeni një rutinë stërvitore 60 minuta në ditë.  Edhe pse kjo mund të jetë diçka e mrekullueshme, thonë ekspertët.

Megjithatë edhe të shëtisni qenin tuaj çdo ditë për disa minuta është e vlefshme dhe ju ndihmon të jeni aktiv./AgroWeb.org