Shiu i cili kohë të gjatë u paralajmërua nga ana e sinoptikanëve si shpëtim nga flakët e shumta të zjarrit që kapluan shum rajone të vendit, gjatë orëve të pasditës ka rënë në Dellçevë me ç’rast në disa fshatra ka shkaktuar edhe dëme në të mbjella si pasojë e rreshjeve të breshërit.
Rreshje shiu dhe breshëri janë regjistruar edhe në fshatra të tjera të rajonit të Dellçevës.
Dëshmitarë okularë kanë thënë se rreshjet e shiut dhe breshrit kanë zgjatur rreth 20 munuta, të shoqëruara edhe me bubullima dhe vetëtima.
Sinoptikanët paralajmëruan rreshje locale edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Pas shumë ditësh me temperature të larta vendi do të përfshihet nga një vale freskuese me ulje të temperaturave dhe me vranësira të shpeshta.