Stuhia e fortë e erës në Pogradec ka shkaktuar thyerje të pemëve në parkun e qytetit dhe Drilon.
Sipas të dhënave, bëhet fjalë për pemë shumë të vjetra, ndërsa ka nisur puna për largimin e tyre.
Specialistët shprehen se do të bëhet një verifikim i pemëve në park dhe do të priten pemët e vjetra, nëse do konstatohen të tilla, për të shmangur të tilla ngjarje që mund të kishin shkaktuar edhe të lënduar.
Një aksion të tillë bashkia e nisi disa muaj më parë për prerjen e pemëve të vjetra, por u përball me reagime të qytetarëve se po prisnin parkun. Ndërsa situata e krijuar sot tregoi se ndërhyrja duhet të vijojë, thonë specialistët.