U shënua Dita Ndërkombëtare e të Rinjve në Republikën e Kosovës – në Prizren

Me datën 12.08.2021, në Republikën e Kosovës dhe gjithë botën është shënuar Dita e Rinisë. Në kuadër të “Muajit të të Rinjve” veçanërisht ishte domethënëse dhe tejet mbresëlënëse shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Rinisë në Prizren ku në skenë ishte rinia nga të gjitha komunitetet nacionale të Republikës së Kosovës.

Këtë aktivitet e financoi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamentit të Rinisë në kuadër të projektit “Stop substancave të dëmshme – Rinia e shëndoshë” përpara Organizatës Joqeveritare Instituti për aktivitete shoqërore, kurse të gjitha aktivitete i ka koordinuar prof. Hermin Memiši.

Marketing

–          Aktivitete ishin vijuese:

 

–          Fillimisht rinia ka vizituar institucionet shëndetësore dhe pati mundësi të dëgjojë rreth mënyrës së shëndetshme të jetesës për të rinj.

–          Aksioni promovues “NO DRUGS”

–          Punëtoria – Rëndësia e vullnetarizmit dhe shkrimi i POROSIVE TË PAQES PËR TË RINJ.

–          Aksioni – Krijimi i harmonisë multietnike me vizitë të monumenteve kulturore të Prizrenit.

–          Kalaja e Prizrenit, të rinj nga Kalaja kanë lëshuar balona dhe kanë dërguar porositë e shkruara të paqes dhe shëndetit të gjithë të rinjve në botë.

–          Aktivitete sportive-rekreative për të rinj në kompleksin ANDRRA buzë Lumbardhit.

Koordinuesi i të gjitha aktiviteteve prof. Hermin Memiši i falënderohet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamentit të Rinisë në përkrahjen dhe mirëkuptimin që i ofron rinisë së të gjitha komuniteteve nacionale të Republikës së Kosovës. Në shtojcë janë fotografitë dhe videot nga aktivitete.

Image