Në 20 vitet e kaluara në qëndrimin tim për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit nuk kishte ndryshime, domethënë edhe atëherë edhe sot konsideroj se kjo ishte marrëveshja më e mira e mundshme e udhëheqjes politike në kontekstin e atëhershëm të brendshëm të sigurisë, si dhe në kontekstin politik dhe historik. Kështu është shprehur presidenti Stevo Pendarovski gjatë konferencës organizuar me rastin e shënimit të 20 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit nga ana ministria për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në bashkëpunim me Universitetin Kolumbia nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Argument solid në favor të kësaj teze është se edhe atëherë edhe sot, madje edhe kritikuesit e saj më të flaktë nuk janë në gjendje të ofrojnë alternativë të qëndrueshme të logjikës së saj themelore. Kështu që, suksesi i zbatimit të marrëveshjes, që është i pakontestueshëm, nuk i dedikohet strukturës së saj të patëmetë ose zgjidhjeve unike politike, sepse dispozitat e saj kryesore, me modifikime të vogla, i ka në të gjitha dokumentet e tilla, të ngjashme me të cilat kanë përfunduar konfliktet jo vetëm në rajonin tonë, për shembull, në Marrëveshjen e paqes në Irlandën e Veriut në vitin 1998”, është shprehur Pendarovski.
Sipas presidentit Pendarovski Marrëveshja Kornizë e Ohrit është kornizë që garanton të ardhmen e demokracisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut por edhe zhvillimin e relacioneve të integruara me Bashkësinë euroatlantike.