Borrell: Marrëveshja e Ohrit, guxim për kompromis dhe përgjegjësi

Njëzet vjet më parë, Maqedonia e Veriut së bashku me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe ndërmjetësuesve ndërkombëtarë vendosën me guxim për kompromis dhe përgjegjësi. Në kontinentin tonë, nacionalizmi dhe ankesat etnike janë përdorur shumë herë për të ndarë dhe nxitur urrejtjen. Kështu përmes një video mesazh është shprehur përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian, Josef Borrell gjatë konferencës organizuar me rastin e shënimit të 20 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit nga ana ministria për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në bashkëpunim me Universitetin Kolumbia nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marketing

“Zonja dhe zotërinj, sot ne po shënojmë njëzet vjet nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Njëzet vjet më parë, Maqedonia e Veriut së bashku me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe ndërmjetësuesve ndërkombëtarë vendosën me guxim për kompromis dhe përgjegjësi. Në kontinentin tonë, nacionalizmi dhe ankesat etnike janë përdorur shumë herë për të ndarë dhe nxitur urrejtjen. Por pluralizmi është një pasuri dhe një forcë. Siç e dini, motoja e Bashkimit Evropian është “Të bashkuar në diversitet”. Me këtë marrëveshje që ne po përkujtojmë sot, krerët e këtij vendi zgjodhën paqen dhe mënyrën më të mirë të trajtimit të dallimeve: Përmes dialogut. Sot, çështjet trajtohen brenda proceseve demokratike dhe diskutohen me debat publik. Përfaqësimi i duhur është dhënë në institucione dhe zyra të larta”, deklaroi Borrell.