Marrëveshja Kornizë e Ohrit ishte një zgjidhje evropiane, për nënshkrimin e saj duheshin kompromise, procesi ishte i vështirë por i suksesshëm. Shumë shtete të tjera, zgjodhën një rrugë tjetër që çoi në katastrofa. Kështu u shpreh gjatë fjalimit të tij, ambasadori evropian dhe shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer.
“BE-ja ishte dëshmitare në Marrëveshjen e Ohrit dhe ofroi ndihmë të konsiderueshme për zbatimin e saj dhe mbështetje për proceset demokratike. Ne duhet të shikojmë përpara dhe të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët. Procesi i reformës nuk duhet të përmbyset, ne po përballemi edhe me sfida të reja që nuk mund të imagjinoheshin më parë. Parlamenti, autoritetet lokale, shoqëria civile duhet të përfshihen në ndërtimin e harmonisë shoqërore dhe progresit напо Përpjekjet për forcimin e të drejtave të komuniteteve më të vogla duhet të vazhdojnë. BE do të vazhdojë të mbështesë vendin dhe qytetarët e tij dhe t’i shohë ata si anëtarë të ardhshëm dhe qytetarë të ardhshëm të Unionit”, theksoi ambasadori Geer.