Talibanët i afrohen Kabulit

Talibanët kanë marrë nën kontroll jugun e Afganistanit. Të premten, ata morën katër kryeqytetet e tjera provinciale në një ofensivë të shpejtë që gradualisht po i afrohet Kabulin, vetëm disa javë para se Shtetet e Bashkuara të tërhiqen zyrtarisht pas dy dekadash luftë.

Goditja e fundit e rëndësishme ishte humbja e kryeqytetit të provincës Helmand të premten. Forcat amerikane, britanike dhe aleate të NATO -s zhvilluan disa nga betejat më të përgjakshme atje në 20 vitet e fundit.

Marketing

Kryengritësit kanë marrë rreth gjysmën e 34 kryeqyteteve të provincave të vendit ditët e fundit. Këtu përfshihen qyteti i dytë dhe i tretë më i madh në vend, Herati dhe Kandahari. Talebanët tani kontrollojnë më shumë se dy të tretat e Afganistanit vetëm disa javë para se Shtetet e Bashkuara të përfundojnë tërheqjen e trupave të saj të fundit.

Kryengritësit talibanë morën të enjten qytetin strategjik të Gaznit, duke u afruar një hap më pranë kryeqytetit të vendit, Kabul.

Forcat e qeverisë afgane janë përpjekur t’i rezistojnë avancimit të kryengritësve, por pa sukses. Deri tani talibanët kanë nën kontroll të paktën 10 nga 34 kryeqytetet e provincave të vendit.

Gazni, kryeqyteti i provincës me të njëjtin emër, ndodhet në rrugën e rëndësishme që lidh Kabulin me Kandaharin dhe gjjithashtu me provincat në jug të vendit, ku talibanët kanë pasur tradicionalisht mbështetjet të madhe.

Ambasadorët e NATO -s po takohen të premten për të diskutuar përkeqësimin e shpejtë të situatës së sigurisë në Afganistan dhe për të koordinuar masat për të zvogëluar stafin e ambasadës në Kabul, tha një burim i sigurisë agjecisë Reuters.

Aleanca perëndimore i ka dhënë fund operacioneve ushtarake në Afganistan dhe ka tërhequr shumicën e trupave nga vendi, por ende shërben si një forum për të koordinuar veprimet kombëtare.

Governatori ‘dorëzohet’

Nasir Faqiri, kreu i këshillit provincial, komentoi në Twitter se të enjten në mëngjes guvernatori i provincës Gazni, Daud Laghmani kishte arritur një marrëveshje kapitullimi me talibanët, para se të largohej nga provinca drejt Kabulit së bashku me zyrtarë të tjerë.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme afgane më pas konfirmoi për AKTUALErët se zoti Laghmani dhe ndihmësit e tij ishin arrestuar nga forcat e sigurisë dhe po dërgoheshin në Kabul dhe se ishte hapur një proces hetimor lidhur me zërat se ata e kishin dorëzuar qytetin tek talibanët.

“Me rënien e Gaznit pa luftë, opsioni ushtarak merr fund. Talibanët janë tek dyert e Kabulit. Ka rëndësi jetike të shmanget beteja në kryeqytet,” tha Torek Farhadi, ish-këshilltar dhe analist për qeverinë afgane.

Dalin nga Burgu

Banorët njoftuan të enjten se nuk ka pasur ndërprerje në luftime në dy kryeqytetet provinciale, Kandahar dhe Lashkar Gah në jug të vendit.

Talibanët morën nën kontroll burgun qendror në Kandahar gjatë luftimeve natën dhe liruan të burgosurit.

Majori Mohammad Sadiq Esa, zëdhënës i kontigjentit rajonal ushtarak, tha për Zërin e Amerikës se burgu kishte qenë nën sulmet e talibanëve që të mërkurën, por pa ofruar hollësi të tjera.

Një roje sigurie tha për Zërin e Amerikës, duke kërkuar të mos identifikohej me emër, se rojet e burgut e kishin dorëzuar objektin tek talibanët, duke krijuar kushtet për lirimin e 3000 të burgosurve. Ndër ta thuhet se ka një numër të madh kriminelësh të rrezikshëm, përfshirë edhe operativë të talibanëve.

Luftimet në Kandahar, qyteti i dytë më i madh në vend, si dhe në Lashkar Gah kanë detyruar kompanitë e telefonisë celulare të ndërpresin operacionet, duke shtuar problemet e popullatës që gjendet e bllokuar në mes të zjarrit dhe pa mundësi për të kontaktuar të afërmit.

Reagimi amerikan: Afganët kanë mbi supe të ardhmen e tyre

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha në komentet për AKTUALErët se SHBA janë në dijeni të situatës së sigurisë në Afganistan:

Image

Pentagon, John Kirby

“Ne tani jemi përqëndruar në mbështetjen për forcat afgane në terren dhe, kur e shohim të mundshme dhe të dobishme, t’i mbështesim nga ajri; po ashtu jemi të përqëndruar tek tërheqja në një mënyrë të rregullt dhe të sigurtë. Procesi po ecën sipas planit për të përmbyllur tërheqjen brenda muajit,” tha zoti Kirby.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e Presidentit afgan, Ghani, zëdhënësi i Pentagonit tha: “Ne nuk do t’i ofrojmë atij receta mbi mbrojtjen e vendit. Ky është atdheu i tij. Ai është komandant i përgjithshëm. Në këtë situatë, vullneti politik që do të tregojë ai (Presidenti Ghani) mund të ndikojë shumë,” tha zëdhënësi Kirby.

Talibanët kanë kërkuar prej kohësh dorëheqjen e presidentit Ghani, në mënyrë që të ketë përparim në bisedimet e paqes, por ai këmbëngul se është udhëheqësi legjitim i vendit.

SHBA evakuon personelin diplomatik

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi të enjten se Shtetet e Bashkuara po ulin numrin e personelit diplomatik në Afganistan, duke lënë në Kabul vetëm “personelin jetik diplomatik” pas përkeqësimit të fundit të situatës së sigurisë në atë vend.

“Ambasada jonë mbetet e hapur dhe misioni ynë diplomatik do të vazhdojë,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në konferencën e rregullt për shtyp të enjten.Ai shtoi se ambasada do të vazhdojë funksionet në të njëjtën ndërtesë, pasi u pyet nga AKTUALErët nëse ka plane për ta zhvendosur personelin që do të qëndrojë në Afganistan.

Image

Ambasada amerikane, Kabul

Ndërkohë, për të ndihmuar evakuimin e personelit diplomatik nga ambasada në Kabul, Shtetet e Bashkuara po dërgojnë 3000 trupa shtesë.

Një zyrtar amerikan konfirmoi se trupat do të ofrojnë mbështetje nga ajri dhe toka në procesin për transportimin e diplomatëve në aeroportin e Kabulit. Zyrtari foli me kusht që të mos identifikohej me emër, pasi planet nuk janë bërë ende publike.

Vendimi për të reduktuar në maksimum numrin e personelit diplomatik në Kabul reflekton humbje besimi nga administrata e Presidentit Biden në aftësinë e qeverisë afgane për të ofruar mbrojtjen e nevojshme për misionin diplomatik amerikan në Kabul, ndërkohë që talibanët vazhdojnë përparimin dhe kanë marrë gjatë ditëve të fundit një numër qytetesh të rëndësishme.

Pentagoni ka mbajtur 650 trupa në Afganistan për të ofruar siguri shtesë për misionin diplomatik amerikan. Zyrtari tha se trupat shtesë si dhe mjetet fluturuese do të sillen nga jashtë Afganistanit për të ndihmuar evakuimet.

Gjendja e sigurisë ka pësuar një rënie precipituese prej disa muajsh në Afganistan, që kur Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja bënë të ditura planet për tërheqje të plotë nga ky vend. Megjithë keqësimin e situatës, as Shtëpia e Bardhë dhe as Pentagoni nuk duken të gatshëm të ndalin keqësimin e mëtejshëm me një rishikim të planeve.

Presidenti Biden e ka bërë të qartë se nuk ka për synim të ndryshojë vendimin që mori pranverën e kaluar. Ndërkohë që janë larguar pjesa më e madhe e trupave amerikane nga Afganistani, talibanët kanë përshpetuar operacionet.

Megjithëse talibanët nuk kanë mbështetje nga ajri dhe janë më të paktë në numër se ushtarët vendas që janë stërvitur e pajisur nga Shtetet e Bashkuara, ky grup ekstremist ka arritur të avancojë me shpejtësi rrufe.

Ambasada amerikane në Kabul paralajmëroi të enjten amerikanët që ndodhen në Afganistan të largohen menjëherë. Ky ishte paralajmërimi i dytë që nxjerr ambasada që të shtunën.

Ndërkaq, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se afganët kanë ende kohë të shpëtojnë vendin nga disfata përfundimtare.

“Nuk ka përse shkon drejt disfatës. E gjitha varet nga udhëheqja politike e ushtarake që mund të mobilizojnë vetë afganët për ta përmbysur këtë situatë”.

Një mesazh të ngjashëm kishte edhe Presidenti Biden këtë javë kur tha “Afganët duhet të luftojnë për veten dhe për vendin e tyre”.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë afgane me goditje të kufizuara ajrore, por këto përpjekje nuk kanë dhënë rezultat deri tani. Më 31 gusht Shtetet e Bashkuara pritet të mbyllin zyrtarisht praninë e tyre ushtarake në Afganistan./VOA