Vatrat e zjarrit në Komunën e Sarajit mbi fshatrat Bukoviç dhe Rahoviç vazhdojnë të mbeten problem më i madh për momentin edhe pse disa herë është shuajtur i njëjti, herë me helikopterë dhe herë me forcë krahu, sërish ka shpërthyer zjarr. Dyshohet se zjarri është nëntokësor, njoftojnë nga QMK.
“Zjarri në komunën e Sarajit është specifik. Edhe pse ne disa herë e shuajmë, sërish shohim flakë zjarri. Janë lëshuar nga maja e malit, kami intervenuar në vendet ku ka shpërthyer zjarri dhe me dorë janë shuar të gjitha pikat e zjarrta. Por pasi kemi kaluar poshtë, sërish kemi vërejtur tym”. “Kemi vendosur që sot të angazhohen 30 pjesëtarë të Njësitit special dhe ekspertë francezë. Do të analizojnë zjarrin nëntokësor dhe do t’i gjejmë këto pika të nxehta. Janë duke vepruar edhe dy helikopterë.”, tha Stojançe Angellov nga qendra për menaxhim me kriza.
Ende është aktiv edhe zjarri në Berovë, në Negotinë dhe Demir Kapi. Po digjet bari i thatë edhe pylli në teren të rëndë të kapshëm. Një pikë e nxehtë në Demir Kapi është në një luginë, ku është shumë e vështirë të arrihet, por sipas Angelov, ky zjarr nuk paraqet rrezik për asnjë vendbanim dhe në këtë kohë nuk mund të përhapet në mënyrë të pakontrollueshme. Eshtë lokalizuar zjarri në fshatin Divljë, në komunën e Shkupit Petrovec por nuk është shuar tërsisht dhe atje ka ekipe në tërren. Njësia Territoriale Zjarrfikëse në Vinicë informoi se zjarri në deponinë e qytetit është lokalizuar, por ende digjet. Ndërmarrja publike komunale “Solidariteti” është në kontroll të vazhdueshëm të deponisë.