„I nderuar që sot isha pjesë e konferencës ndërkombëtare “Përtej Ohrit”, event që përmbylli maratonën e takimeve dhe konferencave të tjera për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit.
Synimi ynë është i qartë dhe rruga jonë shkon drejt perëndimit dhe integrimeve euroatlantike. Zbatimi i kësaj marrëveshje është udhërrëfyesi që na tërheq drejt këtyre proceseve.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje para 20 vitesh është baza e ndërtimit të një shteti modern, gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të gjithë.
Sot ky është një realitet i palëkundur“, potencoi ministri Shaqiri.