Shpresoj që në të ardhmen e afërt Maqedoninë e Veriut ta shohim të bëhet një shembull për vendet e përfshira nga konfliktet, përkatësisht shembull nga e cila do të nxjerrin leksione nga të gjitha njohuritë tuaja dhe guximi politik të cilin e keni dëshmuar me qëllim që të lëvizni përpara. Kështu u shpreh në fjalën e tij, drejtuesi i panelit të tretë të konferencës me temë “Përtej Ohrit” me rastin e përvjetorit të 20 të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, drejtuesi i programit për paqe dhe të drejtat e njeriut pranë Universitetit Columbia, dr. David L Philips.
“Ish sekretarja e Shtetit Madeleine Albright dikur kishte thënë: Pajtimi është si të ngasësh një biçikletë, rrëzohesh kur ndalon së pedaluari”, kështu që sot derisa po shënojmë përvjetorin e MO-së ne gjithashtu po i rekomandojmë vetes që të angazhohemi dhe të punojmë fuqishëm jo vetëm për të përkujtuar parimet që burojnë nga kjo marrëveshje, por për t’i bërë ato të gjalla, të prekshme dhe dinamike, përkujtues të një roli për shoqërinë civile dhe qeverinë që duhet të punojnë së bashku”, deklaroi Philips.